FOTO&VIDEO

Kaos në stadiumin e Durrësit, vidhen ndihmat e dërguara

Durrësi tashmë është vatra kryesore e tërmeteve në Shqipëri..

Me mijëra persona ndodhen në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës i cili vijon të jetë tejet i çorganizuar.

Nata ka kaluar në kushte shumë të vështira për disa prej tyre. Ka mungesë çadrash, por edhe abuzime në mënyrën e shpërndarjes së ushqimeve.

Abuzimet janë si nga ana e banorëve që po tentojnë të përfitojnë të mira materiale nga persona të ndryshëm që sjellin donacione, por edhe nga vetë personat që shpërndajnë këto ndihma, shkruan “Ora News”.

“Duhet të ketë verifikim të qytetarëve që janë banorë të këtij kampi, një hyn dhe një del. Vijnë marrin ndihma dhe largohen. Autoritetet janë të shqetësuar. Pata komunikim me disa biznesemenë, më thanë se po vimë të sjellim ndihma por kemi dëgjuar që po vidhen. Ka pasur një tërheqje nga ana e këtyre biznesmenëve, është për të ardhur keq”.

“Një abuzim i panevojshëm. Nëse hyjnë njerëz të paverifikuar në kamp është e pamundur për të mbajtur në kontroll këtë situata kaotike. Duhet të hyjnë me karta identiteti ata që janë banorë të kampit. Ndihmat po vidhen masivisht nga banorët, por edhe ata që po merren me shperndarjen e tyre”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

2 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

10 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

13 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

15 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago