POLITIKE

Rexhep Selimi trondit me deklaratën: Komunikatën 59 kundër Gani Gecit e ka shkruajtur Hashim Thaçi

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, si asnjë herë më parë ka folur për ngjarje të rënda të ndodhura gjatë periudhës së luftës së UÇK-së.

Selimi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se vrasjet e pasluftës janë bërë në atë mënyrë që të mos mund të zbardhen.

Ai ka thënë se zbardhja e një vrasjeje të pasluftës do të zbardhte në mënyrë zinxhirore të gjitha rastet e tjera të vrasjeve të pasluftës.

I pyetur për rolin e tij në cilësinë e ministrit të Rendit Publik në kohën e Qeverisë së Përkohshme të Hashim Thaçit, Selimi thotë se nuk ka pasur asnjë kompetencë të sigurisë.

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ka thënë se mban përgjegjësi vetëm për objektivat që ka pasur UÇK-ja gjatë luftës.

“Unë nuk mund të mbajë përgjegjësi për veprimet e cilitdo individë për veprimet e tyre në emër të UÇK-së”.

Selimi ka thënë se “nuk do t’ia kthejë shpinën telasheve që ka UÇK-ja”, por thotë se shkruaja e komunikatave nuk ka qenë punë e tij.

“Po dalin fakte të reja se komunikatat e UÇK-së janë shkruar nga ‘banhofi’”.

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ka thënë se Komunikatën numër 59 e ka shkruar Hashim Thaçi.

“Komunikatën numër 59 e ka hartuar dhe lëshuar Hashim Thaçi”.

Selimi ka thënë se Hashim Thaçi kur është pyetur për këtë komunikatë më mirë është dashur të heshtë se sa të drejtojë përgjegjësinë të dikush tjetër.

Në komunikatën me numër 59 e lëshuar në kohën e luftës, ndër të tjera thuhej: “Abedin Rexha u vra nga kolaboracionisti me damkë Gani Geci, i lindur në Llaushë, i cili edhe më herët e edhe gjatë ofensivës së fundit serbe, është parë i maskuar duke i prirë policisë serbe në masakrat që u kryen mbi popullin civil të Drenicës”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

4 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago