KRYESORE

Kapen 107 kg drogë në Kosovë, arrestohet një serb që drejtonte kamionin

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, mbrëmë në orën 22:40, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në terminal doganor,  ka ndaluar  një kamion ‘Iveco’ me targa të huaja të cilin e drejtonte i dyshuari M.P., (1991), shtetas i Serbisë nën dyshimin për substancë narkotike.

Burimet nga Dogana kanë bërë me dije se në kamionin që po e lëvizte i dyshuari M.P., në rezervuarët e naftës janë gjetur mbi 100 paketime të plastikës të mbushura me rreth 107 kg marihuanë.

Droga që u gjet është sekuestruar nga ana e Policisë, bashkë me kamionin, mijëra dinarë të Serbisë dhe dëshmi të tjera që do të shfrytëzohen si prova në rast.

Pas përfundimit të aksionit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor,  ku është intervistuar nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë për të marrë një konfirmim zyrtar, por të njëjtit akoma nuk kanë kthyer përgjigje.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Ukraina ka goditur fabrikën ruse të ‘komponentëve të raketave’

Forcat ukrainase kanë goditur një nga “fabrikat më të rëndësishme ushtarake” të Rusisë. Kështu tha…

1 orë ago
  • POLITIKE

Ish-kryeministri izraelit akuza të forta ndaj Erdoganit: Po krijon aleancë sunite në rajon

Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka paralajmëruar për rrezikun e krijimit të një aleance të…

2 orë ago
  • KRYESORE

Irani pranon plagosjen e ajatollahut të ri

Në ditën e 11 të sulmeve të izraelito-amerikane ndaj Iranit, tensionet janë përqendruar në Ngushticën…

3 orë ago
  • BREAKING NEWS

Irani paralajmëron: Do të godasim bankat, qëndroni larg 1 kilometër

Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit ka paralajmëruar se bankat dhe institucionet financiare tani janë…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pamje të autobusit duke u djegur në Friburg të Zvicrës, dikush bërtet në gjuhën shqipe “o e ka djeg vetën”

Pamje tronditëse kanë dalë nga incidenti i rëndë me zjarr që ndodhi në një automjet…

5 orë ago
  • BOTA

Trump paralajmëron Iranin për minat në Gjirin e Hormuzit:“Pasojat ushtarake do të jenë historike”

Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…

17 orë ago