LAJME

Mesazhi i fortë i Dani Alves nga burgu

Dani Alves ka nisur një jetë të re… në burg. Ashtu siç pritej, përshtatja e brazilianit po ndërlikohet për shkak të akuzës së rëndë me të cilën përballet, përdhunim ndaj një vajze të re në një klub nate në Barcelonë, më 30 dhjetor.

“La Vanguardia” publikon se kjo përshtatje ka nisur me futbollin, pasi Dani Alves ka debutuar në një ndeshje me të burgosur të tjerë, që u zhvillua të enjten e kaluar. Ky burim siguron se “pritshmëria ishte e madhe”, pasi shumë nga të burgosurit e kanë idhull mbrojtësin dhe donin të shihnin nga afër cilësitë e ish-kapitenit të Brazilit.

Njëri prej tyre ka zbuluar për gazetën spanjolle fjalët që i ka thënë Dani Alves: “Futbollisti është lënë jashtë dhe Dani që është këtu, është një tjetër njeri. Unë do të pranoj atë që vjen. U largova nga shtëpia kur isha mezi 15 vjeç. Kam kapërcyer në jetën time situata shumë të vështira dhe të ndërlikuara. Kjo do të jetë një tjetër situatë që do të kaloj. Asgjë nuk më tremb”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

10 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

21 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago