Le chauffeur d'un bus de la compagnie lowcost Eurobus Flixbus de la ligne K338 Geneve – St.-Gall roule sur l'autoroute, ce lundi, 10 juin 2019, a Neuchatel. (KEYSTONE/Leandre Duggan)
Sipas policisë, një kontroll trafiku në Künzelsau, i ndodhur më 25 tetor 2022, çoi në hetime intensive që çuan në zbulimin e 97 udhëtimeve pa patentën e kërkuar të shoferit
Një 25-vjeçar po ngiste një makinë VW ngarkuese në autostradën B19 në drejtim të Künzelsau kur u kontrollua nga një patrullë e policisë rrugore të Künzelsau, transmeton albinfo.ch. Ai ishte në rrugë si pjesë e transportit tregtar të mallrave për llogari të shefit të tij 55-vjeçar.
Në kundërshtim me rregulloren për personelin e drejtimit të makinave, 25-vjeçari nuk kishte me vete asnjë dëshmi për kohën e tij të drejtimit dhe pushimin si dhe nuk ishte kujdesur që ngarkesa e tij të sigurohej siç duhet, shkruan fnweb.de.
Nga hetimet rezultoi se patentë shoferi i tij kosovar nuk ishte më i vlefshëm, gjë për të cilën ai ishte njoftuar edhe me shkrim nga zyra e qarkut.
Pavarësisht se e dinte këtë, ai merrte pjesë në trafikun publik, transmeton albinfo.ch. Nëpërmjet hetimeve intensive dhe mbledhjes së provave nga kompania, hetuesit kanë mundur të vërtetojnë se 25-vjeçari ka kryer të paktën 97 udhëtime pa licencë që nga fillimi i punës.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…
Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…
Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…
Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…