Një i ri 24-vjeçar është arrestuar për rritjen e rreth 1.200 bimëve në një fermë në Jarandilla de la Vera. Garda Civile ka çmontuar plantacionin dhe ka akuzuar të riun për krimin e bërë.
Autoriteti gjyqësor ka dekretuar tërheqjen e pasaportës për këtë shtetas, me origjinë shqiptare, si dhe detyrimin për t’u paraqitur para gjykatës në datat 1 dhe 15 të çdo muaji.
Pasi u zbulua se plantacioni i kanabisit nuk ishte i deklaruar, më 9 shtator u çmontua. Kultivimi i bimëve ishte i shpërndarë dhe bimët ishin në lartësi të ndryshme, në tre tarraca ishte vendosur një kanavacë të gjelbër në secilën prej tyre në mënyrë që të vështirësohet shikimi i tyre nga jashtë.
Për kultivimin dhe për prodhimin më optimal, plantacioni kishte një sistem të ujitjes të përbërë nga tuba të ndryshëm të shtrirë dhe që ishin të lidhur me rezervuarët e ndryshëm të ujit që kishte ferma.
Pas çmontimit të plantacionit, gjithsej 1,117 bimë marihuanë u prenë në një gjendje të përparuar të lulëzimit dhe që pasi u peshuan, dhanë një peshë bruto afër një ton.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…