Është kapur në Spanjë një nëndetëse me 2.000 kilogramë kokainë, njoftojnë burimet e policisë, raporton BBC.
Policia ka arrestuar dy persona në brigjet e Galicisë, në veri-perëndim, ndërsa personi i tretë është në arrati.
Këta persona thuhet se janë nga Ekuadori, njofton policia spanjolle.
Gjithashtu, mediat spanjolle raportojnë se nëndetësja është nga Kolumbia ndërsa policia po tenton të mësojë nëse ajo ka lundruar përgjatë Amerikës së Jugut.