LAJME

Shtëpia e kryetarit të Istogut bëhet cak i hajnave, Ferati: Akt i papranueshëm – Jemi të tronditur

Kryetari i komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka njoftuar se shtëpia e tij në Gurrakoc, gjatë natës së kaluar ka qenë cak i një vjedhje, ku personat e panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur gjëra që Ferati i ka cilësuar si ‘‘një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë sime familjare, me vlerë të madhe shpirtërore dhe historike për mua dhe familjen time’’.

Ai ka thënë edhe se, ky rast përveç dëmeve ekonomike, ka shkaktuar edhe tronditje në familjen e tij dhe në vetë atë.

Pos kësaj, Ferati ka falënderuar Policinë e Kosovës për reagimin e shpejt të saj dhe profesionalizmin e treguar lidhur me këtë rast.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Dua t’ju informoj se mbrëmë, shtëpia ime në Gurrakoc u bë cak i një akti të papranueshëm vjedhjeje. Persona të papërgjegjshëm kanë depërtuar me forcë, duke shkaktuar dëmtime materiale dhe duke vjedhur edhe një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë sime familjare, me vlerë të madhe shpirtërore dhe historike për mua dhe familjen time.

Ky veprim i papranueshëm ka shkaktuar jo vetëm dëm ekonomik, por ka tronditur thellësisht ndjenjën e sigurisë së familjes sime dhe timen, si qytetar dhe si Kryetar Komune. Humbja e trashëgimisë familjare e bënë këtë ngjarje edhe më të dhimbshme, pasi përfaqëson një pjesë të historisë dhe identitetit tim personal.

Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe profesionalizmin e treguar në hetimin e këtij rasti. Njëkohësisht, i bëj thirrje organeve të drejtësisë dhe institucioneve përgjegjëse që të angazhohen me përkushtim për zbardhjen e plotë të rastit dhe nxjerrjen para drejtësisë të autorëve të këtij akti të dënueshëm.

Siguria dhe mbrojtja e pronës janë të drejta themelore që duhen garantuar për të gjithë qytetarët pa përjashtim.

Ju falënderoj për mbështetjen dhe solidaritetin tuaj në këto momente të vështira.

I juaji,

Iliri.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

9 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

24 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago