Mariupoli është kthyer prej javësh në qendrën e rezistencës në Ukrainë dhe tashmë qyteti është kthyer në një rrënojë të vërtetë.
Por ky sulm i pashpirt që ka shkaktuar qindra viktima dhe mijëra persona të tjerë në rrethim pa ushqime, ujë dhe ndihmë mjekësore, ka pas tij një urdhërues dhe një fytyrë.
Ai është gjeneralkoloneli Mikhail Mizintsev i cili ka shërbyer si Drejtor i Qendrës Kombëtare Ruse për Mbrojtjen që nga viti 2014.
Mizintsev është identifikuar nga inteligjenca ukrainase si komandanti që mbikëqyr operacionin në Mariupol dhe si personi që iu kërkoi trupave vendase të dorëzoheshin, kërkesë që ata e refuzuan menjëherë.
Ka të dhëna se Mizintsev ka dhënë drejtpërdrejt urdhër për bombardimin e maternitetit në këtë qytet dhe teatrit ku strehoheshin qindra civilë.
Olexander Scherba, ish-ambasadori austriak i Ukrainës e pagëzoi këtë javë Mizintsev si “Kasapin e Mariupolit”, ndërsa Oleksandra Matviichuk, kreu i Qendrës së Ukrainës për Liritë Civile kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar që ai të përballet me akuza për krime lufte.
Kjo nuk do të ishte hera e parë që Mikhail Mizintsev drejton fushata të përgjakshme. Në rolin e tij si shefi i mbrojtjes, Mizintsev dyshohet se hartoi strategjinë ushtarake të Rusisë në Siri, duke përfshirë rrethimin e përgjakshëm të Aleppos.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…