POLITIKE

Kastrati thotë se nuk ndihet i rrezikuar që po garon si kandidat i PSD-së për Kamenicën

Kryetari aktual i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili njëherësh ka konfirmuar rikandidimin e tij për të parin e kësaj komune, nuk e sheh si rrezik që t’i futet garës në kuadër të Partisë Socialdemokrate.

Kjo pasi PSD si parti është themeluar më vonë, gjersa Kastrati e kishte fituar Kamenicën si kandidat i LVV-së në Zgjedhjet Lokale 2017-të.

I ftuar në emisionin “Context” Kastrati u shpreh se përkundër asaj që partia luan rol kyç, ai konsideron që nëse një parti nuk e vendosë kandidatin që e përmbushë pritshmërinë e qytetarit atëherë ky i fundit e korrigjon atë për ta gjetur emrin më të përshtatshëm.

“Të bëhemi real. Po, partia e luan një rol të jashtëzakonshëm dhe është gati një nga pjesët më të rëndësishme. Unë e konsideroj që është një prej gjërave më të mira në demokraci që edhe dashamiri i partisë, nëse ia qet kandidatit jo sipas pritjeve të tij, ai e korrigjon dhe e korrekton subjektin politik (…) për të gjetur emrin më të përshtatshëm për dijen, kapacitetet me i shty përpara ato. Unë kam filluar në atë subjekt politik kur kanë qenë veç 20-veta dhe jam angazhuar, por unë nuk kalkuloj veç në raport me suksesin, do të angazhohem për atë bindje që mendoj se është e drejtë” – tha ai.

Tutje, Kastrati shtoi se shpreson që në vitet në vazhdim të ndryshojë koncepti se cila parti e udhëheq vendin, duhet t’i udhëheq edhe komunat.

“Uroj që të paktën (kjo qasje) të ndërrojë me këtë qeverisje që kush e udhëheqë nivelin qendrorë, me i shtyp e me i diskriminu komunat që udhëhiqen nga subjektet e tjera“,- tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

10 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

28 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago