Katalonja po përjeton ditën e gjashtë të protestave të cilat nisën si reagim pas dënimit me 100 vite burg në total, të disa drejtueseve të lëvizjes për pavarësinë e krahinës.
Në grevën e pergjithshme morën pjesë më shumë se gjysmë milioni njerëz nga Barcelona por dhe të ardhur nga shumë qytete, të cilët përmes ngritjes së barrikadave bllokuan disa rrugë, përfshirë edhe atë në kufirin me Francën, iu vunë zjarrin kazanëve të plehrave dhe hodhën mjete të forta drejt forcave të policisë.
Në Barcelonë, katedralja ‘Sagrada Familia’ që prej ditës së djeshme është mbyllur për vizitorët, ndërsa trenat dhe metroja e qytetit kanë ulur rendimentin.
Shumë njerëz thonë se janë të zemëruar për atë që po ndodh, veçanërisht në lidhje me dhunën, ndërsa për të tjerët kjo është mënyra e vetme për të luftuar për qëllimin e tyre, pavarësinë e Katalonjës.
Presidenti aktual Quim Torra tha se dënimi i udhëheqësve separatistë nuk do të ndalojë atë dhe administratën e tij dhe se Katalonja do të kthehet sërish në votime për vetëvendosje. Nëse të gjitha partitë dhe grupet punojnë për ta bërë të mundur, ne do ta mbyllim këtë legjislaturë me pavarësi,” – tha Torra
Protestat po zhvillohe në një kohë kur Carles Puigdemont, ish presidenti i rajonit të Katalonjës, i gjendur përballë urdhrit të ri të arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga gjyqtarët e Madridit, vendosi të dorëzohej pranë autoriteteve belge. Ai u paraqit vullnetarisht ndërsa kundërshtoi urdhrin e arrestimit dhe kundërshtoi çdo përpjekje për ta dërguar atë përsëri në Spanjë.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…