Katër avionë luftarakë rusë u detyruan të kthehen në bazë, pasi shkelën hapësirën ajrore polake, ka njoftuar Forca Ajrore e Italisë.
Aeronautica Militare njoftoi se avionët rusë u ngritën nga enklava ruse Kaliningrad, e vendosur midis Polonisë dhe Lituanisë dhe fluturuan në një rrugë që i çoi ata nëpër qiellin polak, raportoi “Daily Mail” të mërkurën. Avionët vazhduan më pas mbi Detin Baltik përpara se të niseshin drejt Suedisë.
Forca Ajrore e Italisë tha se avionët rusë shkelën gjithashtu hapësirën ajrore suedeze, por ky pretendim u mohua nga shërbimi i shtypit i Forcave të Armatosura Suedeze, i cili tha se “avioni i Putinit ishte thjesht mbi ujërat ndërkombëtare”.
Avionët italianë u stacionuan në Poloni këtë verë si pjesë e misionit të policisë ajrore të NATO-s.
Polonia është anëtare e vjetër e NATO-s, e cila u bashkua në vitin 1999, ndërsa Suedia në fillim të këtij viti aplikoi për anëtarësim në bllokun e sigurisë së bashku me fqinjin nordik, Finlandën.
Provokimi me avionë luftarakë u bë në kohën kur luftimet vazhdojnë të shtohen në Ukrainën lindore e jugore, derisa presidenti rus, Vladimir Putin, kërcënon me armë bërthamore ndaj Perëndimit.
Admirali Brad Cooper, komandant i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), deklaroi se si rezultat i…
Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin…
Policia e Kosovës në një komunikatë të përbashkët me Prokurorinë Themelore të Prizrenit, kanë njoftuar…
Forcat ukrainase kanë goditur një nga “fabrikat më të rëndësishme ushtarake” të Rusisë. Kështu tha…
Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka paralajmëruar për rrezikun e krijimit të një aleance të…
Në ditën e 11 të sulmeve të izraelito-amerikane ndaj Iranit, tensionet janë përqendruar në Ngushticën…