Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Forumin Strategjik në Bled, Slloveni
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se modeli i SEFTA-s është rruga më e sigurt për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian. Kurti ka përmendur katër elemente që sipas tij janë të rëndësishme të ndiqen nga gjashtë shtetet dhe që sjellin progres.
“Para disa muajsh kam propozuar SEFTA-n në vend të marrëveshjes së CEFTA-s, ku të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do ecnin përpara BE-së së bashku. Besoj se kjo është rruga më e sigurt përpara. Nuk dua të shpërfill negociatat mes shteteve të ndryshme, por besoj se SEFTA do të ndihmonte shumë. Në këtë pikë, katër gjëra janë të rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor që të kenë fonde nga BE-ja por edhe vlera të saj, sundimi i ligjit kundër oligarkëve, demokratizimi ndaj autokratëve, përballja me të kaluarën ndaj kriminelëve të luftës në pushtet dhe simetri apo reciprocitet për të drejtat e minoriteteve në shtetet ballkanike kundër hegjemonisë nacionale”, ka thënë ai.
Kurti ka thënë se vlerat e BE-së nuk janë raca dhe feja por demokracia, sundimi i ligjit e të tjera.
“Dëgjova në panelin e kaluar me kujdes, por vlerat e BE-së nuk besojë se janë raca e feja. Vlerat e BE-së janë demokracia, të drejtat njerëzore, sundimi i ligjit, të drejtat civile, ekonomi e tregut të lirë, drejtësi sociale, këto janë vlerat e nuk është raca e feja. E këtu duhet pasur kujdes në luftimin e talebanëve e mos të përfundojmë si të tillë”, ka thënë Kurti, që u duartrokit.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…