Katër të dyshuarit e përfshirë në grabitjen e argjendarisë në Suharekë ndodhen ende në arrati.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Reporteri.net togeri i policisë në Prizen, Shaqir Bytyqi.
Pasditen e së mërkurës si pasojë e të shtënave me armë nga disa plaçiktës në komunën e Suharekës, ka mbetur i plagosur një zyrtar policor.
“Sot rreth ores 15:45 Eshtë marrë informate së në Suhareke ne një argjentari është një grabitje me armë ne zhvillim e sipër. Patrullat policore të Stacionit të policisë së Suharekës janë informuar menjëherë dhe kanë shkuar në vendngjarje. Rreth orës 16:03 min kemi marrë informatën se vetura e dyshimtë është një veturë e pasagjerëve. Sapo policia ka mbërri në vendngjarje të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, një zyrtar policor është plagosur, ai ka marr tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në grabitje dyshohet se janë të përfshirë 4 të dyshuar të cilët për momentin kanë arrit që të largohen nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Bytyqi.
Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…
Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…
Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…
Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…
Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…