KRYESORE

Kearns: Cameron në Kosovë dha mbështetjen e Britanisë pas sulmit në Banjë, Macron në Serbi i shiti avionë luftarakë Vuçiç-it

Shefja e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka bërë një krahasim në mes të vizitës së ish-Sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron, në Kosovë, në fillim të këtij viti, dhe asaj të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, këtë javë.

Përmes një postimi në platformën X, Kearns rikujtoi mbështetjen që Cameron i kishte dhënë Kosovës në vizitën e tij, pas sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit më 24 shtator 2023, derisa përmendi faktin se gjatë vizitës së Macron-it në Serbi u nënshkrua marrëveshja për shitjen e avionëve luftarakë “Rafale”.

“Lord Cameron në Kosovë në fillim të këtij viti, duke u zotuar për mbështetjen e MB-së pas sulmit në Banjë shtatorin e kaluar. Presidenti Macron në Beograd këtë javë, duke i shitur avionë luftarakë presidentit Vuçiç”, shkroi deputetja britanike.

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe kishte vizituar Kosovën në janar të këtij viti, në një kohë sfiduese për vendin.

Cameron siguroi mbështetje të madhe për Kosovën, duke garantuar se Britania e Madhe do ta ndihmojë Kosovën përgjatë të gjitha proceseve nëpër të cilat është duke kaluar aktualisht, sikurse brenda, ashtu edhe jashtë vendit, veçanërisht në aspektin e sigurisë.

Ai kishte theksuar se Britania e Madhe vazhdon të jetë mbështetëse e madhe e pavarësisë së Kosovës dhe sovranitetit të saj.

Nga ana tjetër, nëpërmjet një ceremonie solemne në prani të presidentin francez Macron e atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, si dhe Ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Bratislav Gashiç dhe Eric Trapije, drejtor ekzekutiv i kompanisë “Dassault”, të enjten u nënshkrua marrëveshja për blerjen e 12 avionëve luftarak nga Franca.

Ndërsa, në një konferencë të përbashkët për media me Vuçiç-in, Macron, falënderoi homologun e tij serb për, siç tha ai, fillimin e zbatimit të Marrëveshjes Bazike (Bruksel më 27 shkurt, Ohër më 18 mars 2023).

Në këtë konferencë nga Beogradi, në krah të Vuçiç-it, Macron u përkujdes të theksoi se është Kosova ajo që me veprime të njëanshme po dërgon “sinjale jo të mira” dhe po shkakton shqetësim në komunitetin ndërkombëtar.

“Së bashku me partnerët tanë evropianë, kemi thënë se sa të shqetësuar jemi për hapat e fundit të njëanshëm të Kosovës që nuk dërgojnë sinjal të mirë”, tha Macron, duke iu referuar vendimeve të muajve të fundit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e disa degëve të Postës së Serbisë në Veri të vendit dhe synimeve të saj për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Në këtë kontekst, Macron e garantoi Vuçiç-in se Parisi zyrtar do të vazhdojë të monitorojë “kushtet në të cilat jeton komuniteti serb në Kosovë”.

“Prandaj, ne jemi veçanërisht të përkushtuar për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, shtoi ai.

Duke folur për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Macron tha se normalizimi i raporteve ndërmjet dy vendeve është pjesë përbërëse e procesit të integrimit drejt Bashkimit Evropian.

Tutje, ai potencoi se shteti që ai udhëheqë do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për të ndërmjetësuar procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

3 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

5 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

20 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

22 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

23 orë ago