Këmbësoria ruse po patrullonte nëpër Bakhmut, hasin në rezistencë të ashpër – artileria ukrainase i godet rëndë

Janë duke vazhduar luftimet e ashpra mes rusëve dhe ukrainasve në qytetin e Bakhmutit, që po konsiderohen si luftimet më të përgjakshme në luftën e Ukrainës.

Atje pothuajse çdo ditë raportohet për vrasje, granatime e madje edhe shkatërrime të ndërtesave të shumta.

Reklama

Një njësi e këmbësorisë ruse që kishte dalë në një zonë malore për të patrulluar, ka hasur në rezistencë të ashpër nga ukrainasit.

Pamjet e filmuara nga ajri, shfaqin momentin kur artileria ukrainase i godet ushtarët rusë që ishin shpërndarë dhe po patrullonin nëpër Bakhmut.

Fillimisht është bërë përcjellja e lëvizjeve të tyre, dhe më pas është aktivizuar njësia e artilerisë që i goditi rëndë rusët. /Telegrafi/