Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj, e cila është bërë nënë që në moshën 16-vjeçare, kur u pyet nëse është bërë pishman që është martuar aq e re, u përgjigj duke dhënë edhe një këshillë për vajzat
“Unë kam një këshillë për vajzat e reja, martesat e reja asnjëherë nuk janë të mira dhe të shëndetshme. Në kohën time ka qenë gjë tjetër, një mentalitet shumë i prapambetur”, tha ajo në një intervistë.
Ajo u pyet edhe në lidhje me raportin që ajo ka sot me ish-bashkëshortin e saj.
“Neve shumë vite nuk kemi folur sepse e kisha jo urryer por nuk doja ta shikoja me sy sepse isha e mërzitur, tani jemi okej. Ai ka jetën e tij është mirë dhe është i lumtur. Unë jam e lumtur për të”, u shpreh ajo.
Pse nuk u martua sërish Albëria?
Me thënë të drejtën kur bën njëherë gabim, të dytë jo (qesh). Unë jam shumë mirë kështu. Kam arritur të kuptoj se duhet të bësh veten tënde të lumtur dhe askush nuk mund të të jap lumturi nëse ti nuk je e lumtur me veten tënde. Pastaj duke qenë edhe nënë shqiptare e theksoj këtë sepse nënat e huaja janë më tolerante dhe të ftohta.
Pas asaj lidhje a është dashuruar sërish Albëria?
Jo, jeta vazhdon por duke qenë se jam një nënë shumë e përkushtuar. Edhe pse nuk do të doja të isha kaq shumë sepse i kam lodhur. Tani ata janë aq mirë sa secili ka punën e vet dhe kam arritur që ta kem atë statusin si nënë dhe ta kem atë kënaqësinë që t’i shoh vajzat e realizuara në jetë. Kanë një projekt të dyja, kanë një vit me përpjekje që çdo gjë të jetë gati. Të dyja janë me zemrën mirë.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…