LAJME

Turisti britanik shpëtohet nga qeni i malit që u shfaq mes mjegullës në 5000m lartësi

Një turist britanik që kishte humbur në lartësitë rreth 5000 në malet e Perusë ka rrëfyer sesi një qen vendas iu shfaq nga mesi i mjegullës dhe e drejtoi atë në destinacionin që kërkonte.

Burri tashmë i njohur si ‘El Güero Inglés’ “Biondi anglez” ka treguar në rrjetet sociale sesi po përshkonte shtegun e famshëm Santa Cruz pranë qytezës së Huaraz, kur u nda nga grupi i tij ditën e dytë të rrugëtimit.

Ai shpresonte të arrinte majën piktoreske Punta Unión 5000 metra mbi nivelin e detit, që është gjithmonë e mbuluar nga dëbora dhe mjegulla e dendur.

Por kur e gjeti veten vetëm dhe po humbiste shpresat, një qen iu shfaq duke tundur bishtin, në skena të ngjashme me serialin e vjetër ‘Lassie’.

“I besova njohurive të tij të malit”, thotë ai, teksa vriste mendjen se çfarë kërkonte qeni në atë lartësi, edhe pse i njihte mirë rrugët dhe rrjedhimisht e shoqëroi te një tabelë që tregonte drejtimin për në Punta Unión.

Prej atëherë qeni qëndroi pranë grupit të ekskusionisteve që vazhdonin udhëtimin.

Ata shtonin se kur arritën në kamp, një tjetër qen vendas po i priste dhe dyshja u bashkua më grupin duke ecur edhe për 13 km të tjera.

Një vendas i shpjegonte më vonë turistëve se qentë e zonës i shoqërojnë shpesh turistët drejt majave, sikur të ishin guida të stërvitura.

‘El Güero Inglés’ filmoi eksperiencat e tij dhe i postonte në llogarinë në Instagram, shkruan Daily Mail.

Ai dëgjohet në video që pyet qenin: “Çfarë je duke bërë këtu lart? Si ke ardhur këtu?’

“Po mundohemi të arrijmë aty lart. Na shoqëro aty, por nëse humbasin e ke ti fajin, sepse ti drejton tani”, thotë turisti më tej.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

4 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago