KRYESORE

“Keni konsideruar prova të reja bisedat me djalin dhe familjen”, Veliaj flet në seancë, kundërshton përgjimet e SPAK

Po zhvillohet sot në Apelin e GJKKO-së seanca për Erion Veliaj, i cili kërkon lirinë kundrejt garancisë pasurore.

Burime për Vizion Plus nga seanca në Apel bëjnë me dije se Veliaj ka kundërshtuar provat e reja që pretendon SPAK, siç janë pergjimet

Veliaj ka pretenduar se SPAK ka përgjuar një muaj bisedat familjare që sipas tij kanë të bëjnë me intervistat në media.

“Ju nuk keni konsideruar prova te reja sulmet publike të Sali Berishës ndaj SPAK. Por keni konsideruar prova të reja cimkat dhe telefonatat e mia me djalin dhe familjen dhe interesimin tim per intervista në TV kryesore”, mësohet të ketë thënë Veliaj, raporton gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është paraqitur sot sërish në Gjykatën e Apelit të Posacëm, për tu njohur me vendimin e gjyqtarit Engert Pëllumbi mbi masën e sigurisë.

Pas një seancë maratonë një ditë më parë, gjykata u tërhoq dhe vendosi ta shtyjë vendimin për këtë të mërkurë për shkak se avokatët kërkuan kohë që të njiheshin me provat e reja që u paraqitën nga SPAK.

Veliaj kërkon shfuqizim e masës së “arrestit me burg” dhe kalimin në një masë më të butë sigurie, pasi avokatët e tij thanë se nuk ekzistojnë kushtet që kryebashkiaku të prishë provat dhe as të tentojë arratisjen nga vendi.

Erion Veliaj dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në 9 raste si dhe pastrim parash, duke shfrytëzuar postin e tij si drejtues i bashkisë për t’i dhënë para nga fondet publike shoqatave të kontrolluara nga gruaja e tij, Ajola Xoxa.

Kjo e fundit, e dyshuar për tri vepra penale, nuk e ka ankimuar masën e detyrimit të paraqitjes, dy herë në muaj.

Nga seanca e djeshme, të vetmit që kanë përfunduar mbrojtjen janë katër biznesmenët e lënë në detyrim paraqitje

Ndërkohë po sot në mëngjes në gjykatën e Apelit të Posaçëm, mbërriti edhe Ajola Xoxa për shpalljen e vendimit për sekuestron e llogarive që shkalla e parë i ka vendosur, por seanca u shty për nesër pasi avokati kërkoi kohë të njihej me aktet hetimore.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

56 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago