Dy pjesëtarë të KFOR-it janë kërcënuar me vrasje në fshatin Lubiçevë të Prizrenit. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka konfirmuar rastin.
Ai tha se njëri nga të dyshuarit është arrestuar derisa tjetri është i identifikuar dhe është në kërkim, shkruan Reporteri.net.
“Me date 26.02.2024 rreth orës 10:10 policia ka marre informatën se ne fshatin Lubiçevë dy persona të dyshuar i kanë kanosur pjesëtarët e KFOR-it italian të cilët ishin për vizitë në atë fshat. Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me karabinierët të cilët kanë deklaruar se për deri sa ishin duke qëndruar në një lokal aty në fshat, të dyshuarit afrohen fillimisht duke i ofenduar e me pas njeri nga të dyshuarit i ka kanosur me vrasje duke ju thënë “se do të shkojë në shtëpi të marr kallashnikovin dhe do ju vras të gjithëve””, theksoi Bytyqi.