LAJME

“Kam bërë 180 milionë paund me qebap” -Historia e ish futbollistit të njohur

Ish sulmuesi i Gjermanisë Lukas Podolski ka arritur pasuri prej 180 milionë paundsh, por jo nga futbolli.

Podolski, i cili luajti tre vjet me Gunners, fitoi Kupën FA në 2014, la mënjanë futbollin i hyri botës së biznesit.

Lukas Podolski ka ndërtuar një perandori qebap dhe markë akulloresh në Gjermani. Ndërkohë, ai ka nisur edhe një festival muzikor, qendër sportive dhe një turne futbolli ku marrin pjesë influencues, ish-lojtarë dhe fansa.

38-vjeçari ka ndërtuar perandorinë e tij të biznesit në verilindje të Gjermanisë, duke hapur një zinxhir qebaptoresh dhe një kompani akulloresh.

Madje ai ka një qendër sportive si dhe një turne futbolli ku marrin pjesë influencues, ish-lojtarë dhe fansa. Ai lançoi për herë të parë markën e tij të ëmbëlsirave Ice Cream United në vitin 2017, dy vjet pasi u largua nga Arsenali.

Një vit më vonë, dyqani i tij i parë i qebapeve Mangal Doner u hap në qytet dhe tani ka rreth 30 degë në të gjithë Gjermaninë.

Mendja e tij e biznesit i ka sjellë plot 177.5 milionë paund. Kjo shifër përfshin edhe të ardhurat e tij në karrierë si lojtar, pasi ishte një nga lojtarët më të paguar të Arsenalit gjatë kohës së tij në klub. Ish-reprezentuesi gjerman kishte pagë 100,000 £ në javë në Emirates Stadium.

Podolski ka qenë i zëshëm në mbështetjen e tij për zinxhirin e restoranteve, duke mbrojtur çmimet e tij dhe duke goditur konkurrentët. Sulmuesi veteran gjithashtu vazhdon të performojë në fushë dhe tani është në sezonin e tij të tretë me skuadrën polake Gornik Zabrze.

Podolski ka shënuar tre gola në 17 paraqitje këtë sezon. Ish- lojtari i Bayern Munichut shënoi 21 gola në 82 paraqitje për klubin përpara se të shkonte në huazim te Interi në vitin 2015.

Në nivel ndërkombëtar, Podolski ishte anëtar i skuadrës gjermane që fitoi Kupën e Botës në 2014. Gjithsej, ai shënoi 49 gola në 130 paraqitje për vendin e tij para paraqitjes së tij të fundit kundër Anglisë në 2017


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

11 minuta ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

14 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

15 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago