“Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë vetëm një hap larg një Lufte të re të Ftohtë”. Kështu deklaroi ministri i jashtëm kinez, Wang Yi duke shpjeguar se të dy vendet nuk duhet të kenë konflikte dhe duhet të bashkëpunojnë përmes respektit reciprok. “Në të njëjtën kohë”, shtoi ai, “Shtetet e Bashkuara duhet të heqin dorë nga përpjekjet për të ndryshuar Kinën dhe të respektojnë dëshirën e saj për t’u zhvilluar”.
Përshkallëzimi i tensioneve mes dy vendeve është shkaktuar nga emergjenca e koronavirusit, por raportet ishin përkeqësuar prej muajsh. Problemet u bënë shumë të vështira për t’u kaluar që pas luftës së tarifave.
Në 14 maj, presidenti amerikan Donald Trump hodhi idenë e ndërprerjes së të gjitha marrëdhënieve me Kinën duke nënvizuar se edhe pse kishte një marrëdhënie shumë të mirë me liderin kinez, Xi Jinping, për momentin nuk kishte dëshirë t’i fliste.
Në një intervistë për FOX, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se ishte shumë i zhgënjyer nga Pekini zyrtar për çështjen e pandemisë, për të cilën tha se mund ta kishte parandaluar.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…