Visar Berisha, ish këshilltar i Avdullah Hotit, gjatë kohës që ky i fundit ishte kryeministër i Kosovës, përmes një postimi në facebook ka reaguar pas disa kërkesave të disa analistëve për dorëheqjen e Albin Kurtit nga posti i kryeministrit, pasi Vetëvendosje fitoi vetëm katër komuna në zgjedhjet lokale.
“Mos u ngutni me Albinin!! Kërkesa për dorëheqjen e Albinit është tekanjoze dhe jo në të mirën e vendit. Pse? Sepse opozita e sotme ende s`e ka gati projektin politik për vendin, për dekadën në të cilën kemi hy”, ka shkruar Berisha.
Sipas tij, opozita aktuale në Kosovë duhet t’i bindë qytetarët me kauzën e saj, nëse dëshiron që të vije në pushtet.
“Ata tash duhet me gjetë kauzën, me brumosë atë dhe me na e prezantu, nëse dojne me ardhe në pushtet. Rrumballaksimi i pavarësisë se Republikës tonë, shëndoshja e kapitalizmit dhe barazia duhet me marr zgjidhje, sahat e para. Opozita e sotme duhet me na bindë se mujnë me ba. Përndryshe, do t`kemi një pushtet si ky i sotmi, i ardhur pa projekt, por mbi inatet, përjashtimet dhe arrogancën! Për qeshtu, jo faleminderit”, ka shkruar Visar Berisha, ish këshilltar i Avdullah Hotit.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…