Kërkon falje anëtari i Nismës që përmendi vrasjen e Kurtit

Haxhi Hoti, anëtari i Nismës Socialdemokrate që para disa minutash publikoi një shkrim skandaloz për kryetarin e VV-së, Albin Kurtin ka kërkuar falje publike.

Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruante se lideri i VV-së, Albin Kurti i ka dy zgjidhje, “ose ta lëshojë Kosovën, ose të vritet”.

E për këtë ai ka thënë se ishte gabim teknik, duke shtuar se mediat e kanë marrë postimin e tij pa leje.

“Eshte nje gabim tekenik i imi, ku mediat pa me pyt mua e kan shpernda kete shkrim!

Kerkoj falje publike”,  ka shkruar ai.

Pas deklaratës së Hotit, njëherësh kandidat për deputet nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, ka reaguar edhe Nisma duke u distancuar nga deklaratat e tij.

Ministri Shala ka thënë se Nisma Socialdemokrate distancohet nga çdo deklaratë e tillë e cila nxitë urrejtje. Ai gjithashtu ka thënë se dihet qasja e Nismës karshi subjekteve dhe liderëve të tjerë politikë dhe se një gjuhë e tillë nuk është gjuhë e Nismës.