LAJME

Rasti i raportuar si rrëmbim nga e mitura në Fushë Kosovë, rezulton të jetë i rremë

Rasti i raportuar si rrëmbim, i cili ishte denoncuar më 21 maj 2025 rreth orës 00:45 në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë, pas hetimeve të thelluara ka rezultuar të jetë një kallëzim i rremë.

Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Policia ka bërë të ditur se sipas një denoncimi të pranuar në polici, ishte pretenduar se, në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë, një vajzë e mitur ishte futur me forcë në një veturë nga persona të dyshuar dhe pas rreth një ore ishte liruar. Përgjatë incidentit në tentativë për të parandaluar rastin ishte lënduar lehtë edhe nëna e viktimës.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë relevante të hetimeve të stacionit policor në Fushë Kosovë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, kishin ndërmarrë një sërë veprimesh të menjëhershme hetimore, duke përdorur të gjitha kapacitetet profesionale dhe teknike për zbardhjen e rastit.

Si rezultat i hetimeve intensive, veprimeve të koordinuara policore, analizave të detajuara, si dhe verifikimeve të kryera, është arritur të konfirmohet se nuk ka pasur asnjë rrëmbim të vërtetë, por kemi të bëjmë me një kallëzim të rremë.

“Policia në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit, është duke vazhduar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave dhe përgjegjësive ligjore që dalin nga ky rast”, thuhet tutje në përgjigjen e Borovcit për Klankosova.tv.

“Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin, dhe në të njëjtën kohë apelon tek qytetarët që të shmangin deklarimet dhe veprimet mashtruese, si dhe inkurajon secilin që të raportojë rastet me përgjegjësi, duke qenë të sigurt se çdo informacion trajtohet me seriozitet të plotë dhe profesionalizëm të lartë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

21 minuta ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

52 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

15 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago