Seanca e Kuvendit Komunal të Kralevës, Serbi u ndërpre për shkak të një incidenti që ndodhi në sallë.
Ka pasur përplasje dhe shtyrje me sigurimin, i cili qëndroi te dera e sallës dhe pengoi këshilltarët opozitarë të hynin brenda, shkruan
N1.
Më parë ndodhi një incident kur një pjesëtar i sigurimit u përpoq ta largojë nga foltorja këshilltarin e Frontit Lokal, Vladan Slavkoviq, gjatë së cilës ndodhi përleshje fizike.
Në fakt, Slavkoviq doli në foltore, por kryesuesi i seancës i dha menjëherë dy vërejtje dhe i kërkoi të largohej nga salla.
Më pas sigurimi hyri në sallë dhe tentoi ta largojë me forcë nga foltorja.
Kraleva ka qenë muajt e fundit skenë përplasjesh të qytetarëve që janë organizuar në mbledhje publike.