KRYESORE

Osmani pas takimit me liderët politikë: Nuk ka pajtim për konstituimin e Kuvendit, vullnet po

As pas takimit të presidentes Vjosa Osmani me krerët e partive parlamentare të enjten, nuk është shënuar ndonjë përparim për zhbllokimin e ngërçit politik, i shkaktuar nga dështimet e njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës tre muaj pas zgjedhjeve.

Presidentja Osmani tha pas takimit se nuk ka pajtim rreth konstituimit të Kuvendit, por shtoi se ka parë një “disponim minimal” tek liderët partiak për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje.

“Dua t’i përgëzoj liderët për qasjen e tyre konstruktive në këtë takim, sado që kishin qëndrime të ndryshme në shumicën dërrmuese të temave. Secili prej tyre tregoi vullnet të mirë për një zgjidhje përpara, që të konstituohet kuvendi sa më parë”, tha Osmani.

Osmani tha se ky ishte vetëm takimi i parë dhe paralajmëroi se takimet do të vazhdojnë edhe javën tjetër me secilin lider veç e veç, nëse është e nevojshme.

Takimi u zhvillua në ditën kur deputetët nuk arritën ta konstituojnë Kuvendin as në tentimin e gjashtëmbëdhjetë – pikërisht një muaj pasi filluan përpjekjet – për shkak të ndarjeve politike. Konstituimi i Kuvendit është i domosdoshëm për të hapur rrugë për formimin e Qeverisë së re.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se partitë politike kryesisht qëndruan në pozicionet e tyre paraprake, “që nënkupton se nuk ka ndonjë zgjidhje eventuale për ngërçin politik dhe nuk ka as iniciativë që do të zhbllokojë këtë gjendje të tanishme”.

Memli Krasniqi i Partisë Demokratike të Kosovës tha se “siç mund ta shihni, nuk ka dalë tym i bardhë, pra nuk ka risi”.

“Nuk jam optimist që Kurti do ta ndërrojë propozimin. Ai nuk i ka votat as për komision as për kryetare e as për kryeministër. Duke mos i pasur votat po e mban peng krejt shtetin”, tha Krasniqi pas takimit.

Krasniqi dhe Abdixhiku thanë se presidentja do të duhej ta shqyrtonte dërgimin e kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese.

Abdixhiku tha se e habiti fakti që Kurti tha “se s’ka asnjë urgjencë” për krijimin e institucioneve.

Ai shtoi se ka propozuar dhe shpjeguar idenë e qeverisë së unitetit për një periudhë të shkurtër dhe kalimtare, dhe se lidhur me këtë “ka pasur reflektim pozitiv nga partitë e tjera në përmasën e konsiderimit”, pos partisë së parë – Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se “ne e kemi dhënë idenë tonë si të ecim përpara, pra për ta votuar një kandidat për kryetar të Kuvendit, një person unifikues në mënyrë që ta kalojmë në një etapë tjetër”.

Albin Kurti, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka folur për gazetarë pas takimit.

Pas takimit me liderët e partive shqiptare, Osmani do të zhvillojë bisedime me pakicat rreth orës 16:00.

Osmani mund t’i drejtohet Kushtetueses, nëse ngërçi vazhdon

Osmani tha se është e gatshme t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta pyetur për opinionin e saj në zhbllokimin e ngërçit, nëse një gjë e tillë është e nevojshme.

Ajo tha se ka disa opsione nëse vazhdon ngërçi, “një është që deputetët ta shfrytëzojnë të drejtën, mënyra tjetër është që unë si presidente t’i drejtohem Kushtetueses”.

“Nëse do të kishte pajtim edhe nga ata, nuk kam problem ta dërgoj këtë çështje në Kushtetuese”, tha ajo.

Ajo shtoi se, megjithatë, duhet të presin nëse ditët në vijim do të prodhojnë ndonjë marrëveshje politike apo ndonjë marrëveshje më të gjerë për konstituimin e Kuvendit, para se ajo ta ndërmarrë një hap të tillë.

Duke folur për mundësinë e zgjedhjeve, Osmani tha se deputetët mund t’i imponojnë ato, por së pari duhet të ketë pajtim për konstituimin e Kuvendit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

12 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago