KRYESORE

Vota për Kosovën në KiE “shkund” koalicionin në Mal të Zi

Kryeparlamentari i Malit të Zi, Andrija Mandiq, ka thënë se votimi i ministrit të Jashtëm të këtij shteti, për çështjen e Kosovës në Këshill të Evropës, përbën “sfidim direkt të marrëveshjes së koalicionit qeverisës”.

Në një shkrim në rrjete sociale, kryetari i partisë Demokracia e Re Serbe ka thënë se mbështetja e ministrit Ervin Ibrahimoviq për Kosovën është shkelje e parimeve të vendosura në koalicionin në Mal të Zi.

Një ditë më parë, Ibrahimoviq njoftoi se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ka mbështetur pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Por sipas Mandiqit, koalicioni ka marrëveshje “për të punuar bashkë në realizimin e prioriteteve në politikën e jashtme – pranimin e Malit të Zi në BE” dhe “jo për përmbushjen e ambicieve të jashtme politike të shqiptarëve të Kosovës”.

Mandiq ka shtuar se për vendime të tilla duhet vendim brenda Qeverisë. Ai ka thënë se me këtë votim, kërcënohen raportet me Serbinë dhe rruga e Malit të Zi drejt BE-së. Sipas tij, Qeveria e Malit të Zi duhet të dalë qartë me qëndrim për votimin.

Qëndrimi i Mandiqit ka nxitur reagim të ish-ministrit të Jashtëm të Malit të Zi, Miodrag Vlahoviq. Ai ia ka kujtuar Mandiqit se Mali i Zi e njeh Kosovën si shtet dhe shtetet kanë raporte diplomatike në nivel ambasadorësh.

“Kosova është shtet mik. Votimi për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës është vendimi më i duhur – më logjik, më normal dhe më fitimprurës – për atë shtet dhe për tërë rajonin”, ka thënë ai.

Vlahoviq ka thënë se është e pakuptimtë që politikanët e favorizuar nga Rusia dhe shërbëtorë të Serbisë “ta çojnë Malin e Zi drejt BE-së”. Ai ka thënë se Mandiq dhe politikanët e tillë kanë qëllim vetëm serbizimin e Malit të Zi dhe kthimin në botën serbo-ruse.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

7 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

22 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago