Këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, tha se sulmin e parë e kreu deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku dhe jo Bislimi.
“Mërgim Lushtaku gjuan me ujë Kryeministrin Kurti. Pas saj, sulmon në drejtim të zëvendëskryeministrit Bislimi. Pra sulmin e parë, edhe ndaj Kryeministrit, edhe ndaj zëvendëskryeministrit e bën deputeti Lushtaku. Këtu fillon eskalimi. Aty pastaj nisin sulmet edhe më të ashpra ndaj ministres Haxhiu e ministrit Murati. Pamjet janë të qarta. Situatën dihet kush e filloi. E turpshme kush po e shtrembëron me qëllim të vërtetën. E ulët dhe e turpshme kush po viktimizohet për këtë, kur po i nisin situatat vetë. Grushtat ndaj ministrit Murati, ndaj zëvendëskryeministrit Bislimi dhe ministres Haxhiu duhen dënuar ashpër”.
Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës në reagimin e saj pas përleshjes në Kuvend, tha se e ishte pikërisht zëvëndëskryeministri Bislimi i cili i pari e goditi me mjete të forta, shishe, deputetin Mërgim Lushtaku
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…
Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…
Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…
Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…
Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…