Artan Murati, këshilltar i kryeparlamentares Vjosa Osmani, ka reaguar pas akuzave se ajo dikur ishte përkthyese e presidentit Hashi, Thaçi.
Murati ka thënë se Osmani nuk ka punuar kurrë për Thaçin, por vetëm kishte ndihmuar si shefe e stafit të Presidentit Fatmir Sejdiu, në takimin e organizuar me sekretaren amerikan Hillary Clinton, përcjell Bota sot.
Ai ka treguar se atë ditë Osmanit i ishte kërkuar ndihmë nga vet sekretarja Clinton për shkak të vonesës së përkthyesit të Departamentit të shtetit.
Reagimi i tij vie pas akuzave të nënkryetarit të LDK-së Agim Veliu dhe zyrtarëve nga PDK-ja se Osmani ishte dikur përkthyese e Thaçit.
Postim i plotë i Muratit në Facebook:
Puna e përkthyesit dhe demantimi i qartë i nga arkiva e Departamentit të Shtetit ku Sekretarja Clinton e prezenton Vjosa Osmanin si Shefe të Stafit të Presidentit Sejdiu
E para, profesioni i përkthyesit është profesion i ndershëm, i vështirë e në raste të takimeve të nivelit të lartë, është edhe determinues që mesazhi i rëndësishëm politik i një shteti të përcillet si duhet. Pra, ata që mendojnë se e fyejnë dikë duke e quajtur përkthyes, gabohen. POR, Vjosa Osmani kurrë nuk ka punuar si përkthyese e Hashim Thacit. Kurrë. Thjeshtë, sepse kurrë nuk ka punuar për Hashim Thacin. Ne fakt, ajo ka qenë e angazhuar vetëm si Këshilltare e lartë e pastaj si Shefe e Stafit të Presidentit Sejdiu dhe në këtë cilësi (pra si shefe e stafit të Presidentit Sejdiu) ka ndihmuar në takimin e organizuar me Sekretaren Clinton, të mbajtur në Departamentin e Shtetit. Pra, jo si përkthyese e Thacit, por sepse kjo ndihmë i është kërkuar direkt nga vetë Sekretarja Clinton atë ditë për shkak të vonesës së përkthyesit të departamentit të shtetit. Sekretarja Clinton para mediave të gjithë botës e prezenton znj.Osmani si ‘Shefe e Stafit të Presidentit”. Shih si dëshmi arkivën e Departamentit të Shtetit nga data 26 shkurt 2009. I gjithë transkripti I kësaj konferencë për shtyp mund të gjindet këtu: https://2009-2017.state.gov/…/200920…/rm/2009a/02/119845.htm
Znj.Osmani vërtetë e korrigjoi Thacin në atë konferencë për shtyp. Por kjo nuk ishte hera e fundit që u desht ta korrigjonte. Këtë e ka bërë vazhdimisht, në cilindo kapacitet publik, duke u shërbyer kështu gjithnjë qytetarëve me nder e duke vënë gjithnjë interesat e Republikës para cdo interesi tjetër.