POLITIKE

Çanak: Nëse dikush duhet të gjunjëzohet para fëmijëve të vrarë, ajo është Serbia

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak, në një paraqitje për televizionin boshnjak “Hayat Tv“, teksa komentoi vrasjet masive në Serbi, ku mbetën të vdekur rreth 17 të rinjë dhe disa dhjetëra të plagosur, tha se nëse dikush duhet të gjunjëzohet para fëmijëve të vdekur, ajo është Serbia.

Çanak, i cili ka qenë deputet i Parlamentit të Serbisë, kujtoi se kriminelët që kanë vuajtur dënimin për krime lufte janë bërë figura publike në Serbi. Madje, ai shtoi se kriminelët e luftës janë ftuar nga mediat të serbe për të folur për masakrat që ndodhën ditëve të fundit në afërsi të Beogradit.

“Kur arritëm në pikën që kriminelët e dënuar të luftës të jenë mysafirë të rregullt në televizionin kombëtar? Është e çuditshme. Serbia është një shoqëri e sëmurë. Në Serbi, në një vend ku… nëse dikush duhet të gjunjëzohet para fëmijëve të vdekur, ajo është Serbia”, tha Çanak.

Ndërkaq, kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko, në një intervistë për “Radio Sarajevo”, duke komentuar mbi këtë çështje, tha se shoqëria serbe ende glorifikon posedimin e armëve dhe kriminelët e luftës.

Gruaja që dokumentoi krimet e Sllobodan Millosheviç-it dhe Vojisllav Sheshel-it në Jugosllavi gjatë viteve 1990, theksoi se – megjithatë – kriminelët që kanë vuajtur dënimin për krime lufte janë bërë figura publike në Serbi, të cilëve iu ipet hapësirë në televizionet serbe.

Serbia nuk i ka pranuar krimet e luftës në Kosovë, nuk ka kërkuar falje dhe nuk është treguar e gatshme të bashkëpunojnë me drejtësinë ndërkombëtare për t’i dorëzuar kriminelët e luftës dhe për të dhënë informacione për varrezat masive, ku janë fshehur trupat e të vrarëve gjatë luftës.

Niveli më i lartë i posedimit të armëve civile në Evropë është regjistruar në Serbi, kurse në botë, shteti serb qëndron në pozitën e pestë. Më shumë se 1.5 milion armë që zotërojnë qytetarët në Serbi janë të paregjistruara, tregojnë të dhënat.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

4 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

9 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

23 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

24 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago