KRYESORE

Kështu u eliminua komandanti më i fuqishëm i Iranit, trupi tij u identifikua nëpërmjet një unaze të madhe që kishte në dorë

Janë bërë të ditura detaje të reja, në lidhje me sulmin ajror amerikan që eliminoi Gjeneralin e Gardës Revolucionare Qassem Soleimani, kreun e fuqishëm të elitës së Forcave Quds të Iranit, në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit.

Sulmi preciz që u zhvillua gjatë orëve të hershme të ditës së sotme, kishte shënjestër dy vetura që po i transportonin militantët e Forcave të Mobilizimit Popullor, me seli në Irak.

Soleimani sapo kishte mbërritur në Bagdad, me një fluturim nga Siria. Bazuar në shënimet e aeroportit, thuhet se ai ka ardhur nëpërmjet një fluturimi nga Damasku, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse fluturoi me aeroplan të zakonshëm apo ishte privat.Raporti i zyrtarëve amerikan, tregon se droni lëshoi katër raketa, që e goditën veturën ku ndodhej Soleimani dhe shoqëruesit e tij, duke shkatërruar në tërësi.

Në kushte anonimiteti, dy zyrtarë të lartë të FMP-së, kanë bërë të ditur se trupat Soleimani dhe nenkryetarit të forcave Abu Mahdi Al-Assadi, janë dëmtuar në masë të madhe.


Unaza e madhe që mbante në dorë, thuhet se ndihmoi në identifikimin e Soleimanit

Një politikan i moshuar ka thënë se trupi i Solemaini, thuhet se është identifikuar në bazë të unaze të madhe që shihej në një dorë, e njëjtë me atë që është parë në fotografitë në të kaluarën.

Komandanti lokal i milicisë Abu Muntathar al-Hussaini, i ka thënë Reuters, se ata po udhëtonin së bashku ën një veturë, kur u qëlluan nga raketat prej dronit, derisa ishin në rrugë duke dalë prej aeroportit.

Derisa vetura që ishte pas tyre dhe po i transportonte rojat e tyre të afërta, është qëlluan nga një raketë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

19 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

22 orë ago