Etem Arifi nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptian dhe Albert Kinolli nga Partia rome e Bashkuar e Kosovës pritet t’i bashkohen Grupit Parlamentar të LDK-së.
Ky veprim do të ndodhë gjatë ditëve të ardhshme.
Kështu së paku ka mësuar Gazeta Insajderi nga burimet e saj.
Ndryshe Arifi në zgjedhjet e fundit parlamentare kishte marrë 2mijë e 89 vota, Berisha 3 mijë e 153 vota dhe Kinolli vetëm 675 vota.
Kësisoj, LDK do të jetë grupi më i madh parlamentar në Kuvendin e Kosovës, pra me 31 deputetë.
Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje, fituesja e zgjedhjeve të 6 tetorit, do të dal në vendin e dytë sa i përket numrave në Kuvend, me vetëm një deputet më pak.
Partia e Albin Kurtit ka fituar 29 ulëse në legjislativ. Mirëpo, edhe VV-së i është bashkuar deputeti i Partisë Egjiptiane IRDK, Elbert Krasniqi, duke çuar numrin e deputetëve në 30
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…