Rreth 48 zyrtarë policorë kufitarë dhe së paku dy doganierë po dyshohen për korrupsion e keqpërdorim të detyrë zyrtare. IPK ka nisur arrestimet që një orë dhe aksioni po zhvillohet në pikat kufitare Qafë Morinë dhe në Qafë të Prushit, si dhe në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se në mesin e zyrtarëve policorë të identifikuar si të dyshuar për korrupsion janë edhe dy komandantët e pikave kufitare që ishin objekt hetimi.
Toger Ramiz Ahmeti, komandant i pikës kufitare Qafë Prushi dhe toger Xhavit Lokaj nga Gjakova, si komandant i pikës kufitare Qafë Morinë, regjioni perëndimor i kufirit Gjakovë, po dyshohen se kanë kryer veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “marrje ryshfeti”.
Përveç zyrtarëve policorë, në pranga do të bien së paku edhe dy zyrtarë doganorë, të cilët për një periudhë kohore kanë shërbyer në pikat kufitare Qafë Morinë dhe Qafa e Prushit.
Zyrtarët policorë dhe ata doganorë dyshohet se për muaj të tërë u kanë mundësuar dhjetëra qytetareve shqiptarë dhe kosovarë kalimin kufitar në mënyrë të parregullt, për çka dhe kanë pranuar si ryshfet shuma të konsiderueshme të parave.
Hetimi i realizuar nga IPK-ja nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës është një nga goditjet më të rënda të korrupsionit brenda Policisë së Kosovës që nga themelimi i këtij institucioni.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…