LAJME

Këta janë të arrestuarit që u kapën me armë në Prizren, me uniforma ushtarake kanosën dy persona

Aksioni i zhvilluar dje nga njësitet e stacionit policor në Prizren, pas denoncimit të një rasti për kanosje, ka rezultuar me arrestimin e tre personave dhe sekuestrimin e një numri të armëve ilegale.

Të dyshuarit pas identifikimit janë kapur në fshatin Pouskë pasi dyshohen se para dy ditësh, kanë kërcënuar dy persona. Të armatosur dhe me uniforma ushtarake ata tmerruan viktimat,  duke mos i lejuar të lëviznin tutje, raporton Gazeta Sinjali.

Por kush janë të dyshuarit për këtë rast dhe cilat janë detajet e tjera?

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se tre të arrestuarit janë Nezir Ajdari, Elhan Skenderi dhe Sanih Arifi, të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.

Fillimisht njëri nga të dyshuarit është shoqëruar ne stacionin policor, ku pas ballafaqimit me informacionin dhe dëshmitë e siguruara, ka pranuar që së bashku me dy dyshuarit tjerë e kanë kryer veprën penale.

“Gjate bastisjeve në fshatin Pouskë, janë gjetur dhe sekuestruar municion,  rroba kamuflazh (ushtarake), si dhe armët e shënuara si me poshtë:

1 pushkë automatike AK-47,

1 pushkë gjuetie “Magnum” ,

1 pistoletë “Walter CP 88”,

2 pushkë gjuetie

1 pistoletë plastike – shkrepëse, ngjyra e zezë, me mbishkrimin “DESERT EAGLE”.”, njoftoi PK.

Pasi është kryer aksioni, me urdhër të Prokurorit të Shtetit të dyshuarit janë ndaluar nën dyshimin se kanë kryer veprat penale: “Kanosje“, “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armeve dhe municionit” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

1 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

5 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

21 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

24 orë ago