Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, ka deklaruar se Agim Veliu, Lutfi Haziri dhe Driton Selmanaj, janë disa nga zyrtarët e LDK-së, që e sulmojnë VV-në dhe koalicionin.
Zogiani ka shtuar se për dallim nga LD, në VV askush nuk e bën këtë dhe të gjithë janë të fortë e të kujdesshëm në paraqitjet publike.
Postimi i plotë:
Agim Veliu, Skender Hyseni, Lutfi Haziri, Driton Selmanaj, jane vetem disa nga top zyrtaret e LDK-se qe vazhdimisht sulmojne Vetevendosjen, dmth sulmojne koalicionin, sulmojne ndryshimin ne qeverisje.
Nga ana e Vetevendosjes nuk eshte asnje top-zyrtar qe ben kte, perkundrazi, te gjithe jane fort te kujdesshem ne paraqitjet e tyre publike. Sepse Vetevendosje do ndryshim!