Deri më tani, në Kosovë janë konfirmuar pesë raste me virusin Covid-19. Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë disa masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend. Deri më tani, janë mbyllur shkollat, të gjitha kafiteritë, restorantet, e dyqanet të cilat frekuentohen në masë të madhe nga qytetarët.
Qytetarët e vendit duket se po e respektojnë vendimin e qeverisë që të qëndrojnë në shtëpi, për t’u mbrojtur nga virusi Covid-19, i cili deri më tani, në tërë botën ka marrë jetën e më shumë se 5 mijë personave.
Pas konfirmimit të 5 rasteve me Coronavirus në Kosovë të gjitha qytetet e Kosovës kanë filluar të marrin masa.
Klina, Vitia e Malisheva janë qytetet në të cilat janë ndaluar hyrje-daljet. Kjo pas inga këto tri qytete janë të prekurit me koronavirus.
Por, të izoluar po qëndrojnë edhe prishtinasit, e kjo më së miri shihet në fototo e realizuara nga fotografi Marjan Komani, këtë të diele në Prishtinë.
Sheshet e rrugët e kryeqytetit po qëndrojnë të heshtura e pa njerëz, të cilët si masë kryesore mbrojtëse ndaj virusit, po e praktikojnë qëndrimin nëpër shtëpitë e tyre.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…