epa09208380 Serbian President Aleksandar Vucic talks to media at press conference after meeting with Czech President Milos Zeman at Prague Castle in Prague, Czech Republic, 18 May 2021. Vucic is on three-day state visit to Czech Republic. EPA-EFE/MARTIN DIVISEK
Gazeta serbe Nova.rs i ka përmbledhur në një artikull rrenat më të mëdha që presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka bërë gjatë vitit 2021.
Mediumi serb shkruan se duhen shumë letra të bardha për t’i shkruar të gjitha gënjeshtrat që janë thënë nga presidenti serb vetëm në vitin 2021.
Një nga rrenat e vitit të Vuçiqit ishte deklarata se “unë nuk dal shpesh në televizion”.
Sipas Byrosë për hulumtime sociale “BIRODI”, Vuçiq ka qenë i pranishëm më shumë se 100 orë transmetime në televizion, transmeton Gazeta Express.
Një tjetër rrenë e presidentit serb ka qenë deklarata se “nuk i paditë kundërshtarët politikë dhe gazetarët”.
Por, në fillim të nëntorit 2021, presidenti serb kishte ngritur padi kundër politikanit Bosko Obradoviq dhe ish-kryetarit të Beogradit Dragan Dilas me arsyetimin për prishje të reputacionit të tij me komentet e tyre në media.
Vuçiq kishte komentuar edhe mundësinë që dikush në Serbi të deklaronte se Republika Serbe e Bosnjës dhe Serbia të bashkoheshin çfarë reagime do të kishte në BE.
Por Vuçiq ka injoruar deklarata e vartësit të tij Aleksander Vulin i cili në TvPink foli për bashkimin e të gjithë serbëve në një shtet.
Vuçiq gënjeu edhe për takimin që ai e quajti historik mes tij dhe Edi Ramës, duke thënë se ishte hera e parë që dy përfaqësues të shteteve të Shqipërisë dhe Serbisë takohen që nga viti 1947.
Ish-kryeministri Zoran Gjingjiq kishte takuar Ilir Metën në vitin 2001, pastaj Vuk Drashkoviq si ministër i Jashtëm kishte vizituar Shqipërinë dhe ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Kastriot Islami kishte vizituar Beogradin.
Vuçiq poashtu ka gënjyer kur ka deklaruar se Serbia ka rrymën më të lirë në Evropë. Por sipas të dhënëave nga Eurostat Serbia s’e ka rrymën më të lirë në Evropë, pasi rryma më e lirë është në Ukrainë.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…