Një ushtar rus i tmerrur i ka thënë gjyshes së tij se dëshiron të, të largohet nga Ukraina dhe priste që lufta të përfundonte brenda dy javësh.
Ushtari pa emër u dëgjua duke folur në një telefonatë të përgjuar që është lëshuar nga qeveria ukrainase.
Trupat e Vladimir Putinit janë goditur nga rënia e moralit pasi fitorja e shpejtë e premtuar nga tirani është kthyer në një gjakderdhje përballë rezistencës së ashpër të Ukrainës.
Në fillim të telefonatës, një grua e pyet ushtarin “Zot, kur do të përfundojë kjo”, për të cilën ai përgjigjet se situata e tij është “e frikshme”.
Më pas ai thotë se i ishte “shkatërruar e gjithë brigada” dhe se “nuk e di se si e shpëtoi Zoti”.
“Të jem i sinqertë me ty, do ta largohesha nga këtu tani dhe nuk më intereson,” i thotë ushtari.
“Gjëja kryesore është të mbijetosh në ferr. Menduam se gjithçka do të përfundonte brenda dy javësh. Tashmë ka kaluar gati një muaj.”