Motra e nacionalistit Kostandinos Kacifas, i vrarë nga forcat special vitin e shkuar gjatë shkëmbimit të zjarrit, është ndaluar këtë të hënë në Bularat nga policia.
E reja së bashku me familjarët kërkoi të marrë pjesë në ceremoninë për nderimin e ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në tokën shqiptare (lufta italo-greke). Ceremonia u zhvillua sot në Bularat dhe pas ndalimit nga policia për të marrë pjesë në të, motra e Kacifas ka shpërthyer në akuza kundër shtetit shqiptar.
“Këtu jemi në Greqi, këtu nuk ka tokë shqiptare. Nuk jemi shovinistë, nuk kemi asgjë me askënd, jemi paqësorë duam vetëm të zbardhet vrasja”, është shprehur ajo pasi Policia i ka hequr banerin që mbante në duar, ku kishte shkruar emrin e të vëllait.