Për publicistin, Kim Mehmeti, Vetëvendosja me Albin Kurtin është shansi i fundit që kanë shqiptarët që të ndërtojnë shtet.
Mehmeti me shqetësim thotë se deri më sot nuk ka mundur të dëgjoj një politikan shqiptar që të thotë se bëri x gjë për popullin e tij, por e bëri se ja kërkoi Europa apo ShBA.
Mehmeti: Është shansi i fundit që ne shqiptarët të bëjmë diçka që ka të bëjë me shtetin jo vetëm me pushtetin. Mendoj se VV do ta bëjë këtë dhe duhet të ketë efekt mbarëkombëtar. Ne deri tani dëshmuam se dimë të mbajmë pushtet, por nuk dimë të ndërtojmë shtet. Shqiptarët dinë vetëm të vozitin me makina të shtrenjta, të kenë sekretare të bukura, dinë të jenë të dëgjueshëm me ndërkombëtarët, të lëpihen deri në paturpësi. Nuk dëgjova një politikan shqiptar që të thotë se këtë do ta bëj për popullin, por këtë do ta bëjmë se e kërkon Europa, këtë e kërkon SHBA, këta na e tha ky Ambasador. Çfarë është kjo?!