BOTA

Kina kërcënon SHBA dhe Kanadanë: Po bënë ndonjë lëvizje luftanijet tuaja, do reagojmë

Ushtria e SHBA ka rekuperuar trupin e një helikopteri MH-60S Seahawk nga fundi i detit në ujërat pranë Okinawa.

Ushtria kineze reagoi ashpër ndaj kalimit të luftanijeve të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë në ngushticën e Tajvanit, një veprim ky për të cilin tha se kërcënon qartazi paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Forcat tona po vëzhgojnë çdo lëvizje të tyren dhe janë në gatishmëri të lartë të reagojnë në momentin më të parë. SHBA-ja dhe Kanadaja po provokojnë e po nxisin trazira”, thuhet në një deklaratë të saj.

Amerika njoftoi më herët se dy luftanije, një e Shteteve të Bashkuara dhe një tjetër kanadeze lundruan përmes Ngushticës së Tajvanit nga fundi i javës që shkoi, një zhvillim ky që vjen në një kohë tensionesh të rritura mes Pekinit dhe Taipeit, të cilat kanë shkaktuar shqetësim ndërkombëtar, raporton TCH.

Kina pretendon se Tajvani është territor i saj dhe ka kryer disa herë misione në të ashtuquajturën Zonë Identifikuese e Mbrojtjes Ajrore të Tajvanit, duke provokuar zemërimin e Taipeit.

Ushtria amerikane njoftoi se shkatërruesi i raketave “USS Dewey” lundroi përmes ngushticës që ndan Tajvanin nga Kina së bashku me fregatën kanadeze “HMCS Winnipeg” të enjten dhe të premten.

“Kalimi përmes Ngushticës së Tajvanit tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve e partnerëve tanë për një Indo-Paqësor të lirë e të hapur“, thanë zyrtarë të lartë të saj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

15 minuta ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

4 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

6 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

20 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

23 orë ago