KRYESORE

Kina mund ta përdorë forcën për shkak të vizitës së Pelosit në Tajvan, druan SHBA-ja

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se Kina mund t’i përgjigjet me provokime ushtarake, vizitës së paramenduar të Nancy Pelosit në Tajvan.

Kjo mund të përfshijë gjuajtjen e raketave pranë Tajvanit, ose aktivitete ajrore ose detare në shkallë të gjerë, tha zëdhënësi John Kirby, raportoi BBC të martën.

Pelosi, kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, po qëndron në Malajzi të martën në kuadër të turneut të saj saj në Azi.

Mediat tajvaneze dhe amerikane thonë se ajo ka në plan ta vizitojë Taipei të martën mbrëma, por nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

Megjithatë, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të martën, kryeministrja e Tajvanit, Su Tseng-chang tha se ishulli “mirëpret ngrohtësisht” çdo mysafir të huaj.

Tajvani është një ishull i vetëqeverisur, por i pretenduar nga Kina, e cila e sheh atë si një provincë të shkëputur. Pekini ka paralajmëruar për “pasoja të rënda” nëse Pelosi e viziton atë.

Ndërsa SHBA-ja e ruan atë që e quan një “marrëdhënie të fortë, jozyrtare” me Tajvanin, ajo ka marrëdhënie diplomatike zyrtare me Kinën dhe jo me Tajvanin.

Të hënën, i dërguari i Kinës në Kombet e Bashkuara Zhang Jun paralajmëroi se vizita do të minonte marrëdhëniet midis Pekinit dhe Washingtonit. Ministria e Jashtme e Kinës tha gjithashtu se një vizitë e Pelosit do të “përbënte një ndërhyrje të rëndë në punët e brendshme të Kinës” duke shtuar se “Ata që luajnë me zjarrin do të humbasin prej tij”.

Pelosi fillimisht kishte planifikuar të vizitonte Tajvanin në prill, por e shtyu udhëtimin pasi rezultoi pozitive për COVID-19.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

1 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

9 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

12 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

15 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago