Rregullatorët më të fuqishëm të Kinës të premten e ashpërsuan luftën ndaj kriptovalutave me ndalim të përgjithshëm të të gjitha transaksioneve dhe prodhimit të kriptovalutave. Ky vendim ndikoi që vlera e Bitcoin-it të shënojë rënie menjëherë.
Dhjetë agjenci, përfshirë Bankën Qendrore dhe rregullatorët për banka, siguri dhe shkëmbime të jashtme, u zotuan për ta çrrënjosur aktivitetin me kriptovaluta, shkruan Reuters.
Banka Popullore e Kinës tha se kriptovalutat nuk duhet të qarkullojnë si valuta shtesë dhe se shkëmbimet e jashtme ndalohen të ofrojnë shërbime tek investitorët brenda vendit përmes internetit.
Kjo bankë gjithashtu ua ndaloi institucioneve financiare, kompanive të pagesave dhe të internetit që ta lehtësojnë tregtimin e kriptovalutave brenda vendit.
Pas këtij vendimi, kriptovaluta më e madhe në botë, Bitcoin, pësoi rënie për më shumë se 6 për qind. Rënie pësuan edhe kriptovalutat tjera. Etherium ra për 10 për qind.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…