POLITIKE

Kina: SHBA do të frenojë ngjitjen e Kinës në botë

Në kuadër të Kongresit Popullor në Pekin, presidenti kinez, Xi Jinping është shprehur se kanë ndryshuar “në mënyrë dramatike” rrethanat për zhvillimin e Kinës dhe se janë shtuar paqëndueshmëritë. “Sidomos vendet perëndimore, drejtuar nga SHBA ndjekin një kurs të rrethimit, frenimit dhe nënshtrimit të Kinës, që sjell sfida deri më tani të papara për zhvillimin e Kinës.”

Sipas Jinping Kina ndeshet me vështirësi të ndryshme. Ai përmendi shpërthimet e herëpasheshme të pandemisë COVID-19 dhe rritjen e presionit ndaj ekonomisë së dytë më të madhe në botë. Kina duhet që “të luftojë para ndryshimeve të thella dhe komplekse si në plan kombëtar edhe ndërkombëtar”, tha presidenti 69 vjeçar, që aktualisht ndodhet para mandatit të tretë të tij. Deklaratat u bënë në takimin konsultativ politik që zhvillohet në të njëjtën kohë me Kongresin Popullor Kombëtar që po mbahet në Pekin.

Gang: Do të ketë “konflikte dhe përplasje”

Kritika e presidentit kinez dalloi nga deklaratat e mëparshme, ku Jinping ka bërë fjalë vetëm “për vende të caktuara” pa përmendur drejtpëdrejt perëndimin dhe SHBA. Kina dhe SHBA ndodhen në një konkurrencë të ashpër ekonomike. Tek pikat e konfliktit bën pjesë si tregtia, të drejtat e njeriut dhe mospajtimi passulmit rus në Ukrainë. Këtyre konflikteve iu shtuan së fundmi edhe balonat kineze mbi brigjet lindore amerikane, që sipas të dhënave të Shtëpisë së Bardhë janë përdorur për qëllime spiunazhi. Kina i ka hedhur poshtë akuzat. Edhe në çështjen e Tajvanit janë keqësuar së fundmi marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA.

Kongresi Popullor në Kinë, Li Keqiang dhe Xi Jinping

Ministri i Jashtëm kinez Qin Gan në një konferencën e parë të shtypit në këtë post ngriti akuza të njëjta kundër SHBA. Qeveria amerikane ndjek rrugën e shtypjes dhe frenimit të Kinës dhe jo një konkurrencë të drejtë e të bazuar në rregulla. Nëse ky kurs kundrejt Kinës nuk ndryshon do të ketë “konflikte dhe përplasje”, tha Gang.

“Perceptimi dhe qëndrimet e Shteteve të Bashkuara për Kinën janë seriozisht të shtrembëruara”, tha Qin. “Ata e konsiderojnë Kinën si rivalin kyesor dhe sfidën më të madhe gjeopolitike. Pasojë është që politika e Kinës e amerikanëve ka dalë plotësisht “nga kursi i arsyeshëm”. Uashingtoni bën fjalë për konkurrencë, por do në fakt që të shtypë Kinën në të gjitha drejtimet, u shpreh Gang.

Ministri i Jashtëm kinez, Qin Gang

Fjalë të qarta për Tajvanin

Në lidhje me konfliktin në Tajvan, Qin Gang iu drejtua sërish SHBA duke kërkuar mospërzierje në “çështjet e brendshme” të Kinës. Ai dënoi furnizimin me armë të republikës demokratike të ishullit. “Ne do të punojmë me ndershmërinë më të madhe dhe përpjekje për një ribashkim paqësor”, tha Gang. Por Kina rezervon të drejtën që “të marrë të gjitha masat e nevojshme”, përsëriti Gang politikën e lidershipit komunist në Pekin. Kina e shikon Tajvanin si pjesë të Republikës Popullore dhe kërcënon së fundmi me pushtimin e tij nëse “ribashkimi” nuk do të mund të ndodhë ndryshe. Tajvani që nga viti 1949 nuk është më pjesë e Republikës Popullore të Kinës të formuar dhe e sheh veten si vend të pavarur./dw


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Irani godet portin kryesor të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aeroportin e Dubait

Porti më i madh dhe qendra kryesore e magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump ia bën me gisht gazetares: Je një person shumë i bezdisshëm

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump shtanget nga Inteligjenca amerikane: Mojtaba Khamenei mund të jetë homoseksual

Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…

13 orë ago
  • KRYESORE

‘’Ju pret e ardhme e keqe!’’ Trump kërcënon NATO-n për Hormuzin, Kina: Të ndalen luftimet

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…

13 orë ago
  • POLITIKE

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat! Vuçiç: Nuk më dikton çfarë them

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…

17 orë ago