KRYESORE

Kinematografia në zi! Shuhet në moshën 59-vjeçare aktori i njohur Xhevdet Ferri

Është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare aktori i mirënjohur Xhevdet Ferri pas një beteje me një sëmundje të pashërueshme, e cila e mori rrethuar nga dashuria e të afërmve të tij, bashkëshortes dhe vajzës.

Xhevdet Ferri lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960. Ai ishte bashkëshort i aktores Rozeta Ferri me të cilën ka luajtur në shumë filma si “Dhe vjen një ditë”, “Vitet e pritjes”, “Gjoleka djali i Abazit”, etj.

Filmi i tij i parë ka qen kur ai ishte akoma një student. Ndërsa, i fundit ka qenë filmi “Delegacioni”, me regji të Bujar Alimanit. Roli i paharrueshëm për shqiptarët do të mbetet ai i trimit në filmin “Përrallë nga e kaluara” krah të madhit, Robert Ndrenika.

Në 1982 diplomohet në Akademinë e Arteve dega e dramës dhe më pas mbetet pedagog i mjeshtërisë së aktorit në këtë Akademi. Vazhdon karrierën akademike deri në detyrën si Dekan i Fakultetit të Artit Dramatik pranë kësaj Akademie. Ka interpretuar në rreth 30 role në kinematografi e teatër. Në teatër ka interpretuar pak role, por suksesin më të madh si aktor ai e ka arritur në filmin artistik (rreth 13 role).

Pothuajse në të gjitha filmat ka qenë në rolin e protagonistit. Deputon në vitin 1980 në “Sketerre ’43” si Arjani dhe po atë vit në “Vëllezër dhe shokë” duke rënë në sy për rolin e Markos.

5 vjet më vonë në vitin 1985 do të bëhej i njohur me interpretimin e rolit të Agronit në filmin e dytë të tij “Hije që mbeten pas”. Në mishërimin që i bëri figurës së Gorit në filmin tjetër “Dhe vjen një dite”, me të cilin u nderua me medaljonin e festivalit, më 1986, bien në sy cilësi të tjera interpretative si natyrshmëria, qetësia dhe thjeshtësia shoqëruar nga karakteri drejtpërdrejt i të vepruarit. U dallua për një individualitet të veçantë aktoresk.

Role të tjera të spikatura për aktorin Xhevdet Ferri janë edhe ai i Artanit ne “Skëterre 43`” (1980); Pali ne “Besa e kuqe” (1982); Sandri ne “Vendimi” (1984); trimi ne “Përralle nga e kaluara” (1987); Martini ne “Treni niset ne 7 pa pese” (1988); Gjon Kadri në “Vitet e pritjes” (1990).

Me rolin e Sakos në filmin “Dasma e Sakos” (1998), Xhevdet Ferri arrin sërish në një pikë të lartë artistike të interpretimit.

Nga vitet 1995-1999 ishte drejtor i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, duke e marrë sërish këtë post në vitin 2006. Ndërsa në vitet 1999-2001 ishte drejtor i Teatrit Kombëtar. Është specializuar në fushën e “Menaxhimit të Institucioneve Artistike” në Amsterdam e Oxford. Në periudhën kohore 1996 – 1998 ishte deputet i PD-se në Kuvendin popullor. Ne vitin 2004 është bashkëthemelues i Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë duke qenë edhe Kryetari i pare i kësaj Shoqate.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

17 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago