Në 19 qendra komunale po vazhdon numri i votave të kandidatëve për deputetë.
KP ka siguruar listën me rezultatet e votave të grumbulluara për kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Bedri Hamza ka grumbulluar mbi 122 mijë vota, ndërkaq kreu i PDK-së, Memli Krasniqi me mbi 69 mijë vota.
Kandidati i tretë i cili renditet me numër më të madh të votave është Uran Ismaili me mbi 29 mijë vota. Ndërkaq, Vlora Çitaku ka grumbulluar mbi 28 mijë vota sipas listës së fundit të përditësuar me rezultatet.
Kandidatja për deputete, Sala Jashari nga Prekazi ka grumbulluar mbi 27 mijë vota. Kandidati i gjashtë i cili ka marrë më së shumti vota nga kjo parti është Enver Hoxhaj me mbi 22 mijë vota.
Katër kandidatë tjerë të PDK-së me më së shumti vota janë: Përparim Gruda, Ganimete Musliu, Rrahman Rama, Mergim Lushtaku.
Lista e përditësuar me votat e grumbulluara të kandidatëve për deputetë vijon me: Artan Behramin, Ferat Shalën, Nait Hasanin, Elmi Reçicën, Fadil Demakun, Altin Krasniqin e Xhevahir Gecin.
Mbi 15 mijë vota të qytetarëve ka marrë Blerta Deliu Kodra, e mbi 14 mijë sosh Abelard Tahiri.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…