Kjo është lista me emrat e kandidatëve për deputetë të koalicionit të PD-së

A2 CNN ka mësuar emrat e propozuar si kandidatë për deputetë në kryesinë e Partisë Demokratike, e cila është mbledhur pak orë para afatit përfundimtar të dorëzimit të tyre në KQZ.

Emrat e propozuar për listën e mbyllur të PD-së për Qarkun e Tiranës

Sali Berisha

Flamur Noka

Edi Paloka

Albana Vokshi

Belind Këlliçi

Jozefina Topalli

Erisa Xhixho

Tedi Blushi

Mesila Doda

Klevis Balliu

Fatmir Mediu

Besart Xhaferri

Xhixho, Blushi, Doda dhe Mediu janë nga radhët e aleatëve të PD-së.

Emrat e propozuar për listën e mbyllur të PD-së për Qarkun e Elbasan

Tomor Alizoti

Edmond Haxhinasto

Klodiana Çapja

Blendi Himçi

Aurel Bylykbashi

Emrat e propozuar për listën e mbyllur të PD-së për Qarkun e Shkodrës

Luçiano Boçi

Greta Bardeli

Ramadan Likaj

Kliti Hoti

Emrat e propozuar për listën e mbyllur të PD-së për Qarkun e Korçë

Ivi Kaso

Bledion Nallbati

Ledina Alolli

Emrat e propozuar për listën e mbyllur të PD-së për Qarkun e Fier

Gazment Bardhi

Luan Baçi

Eduart Sharka

Brunilda Haxhiaj

Saimir Korreshi

Emrat e propozuar për listën e mbyllur të PD-së për Qarkun e Durrës

Oerd Bylykbashi

Gent Strazimiri

Manjola Luku

Artan Luku (Kandidat nga PAA)

Igli Cara

Emrat e propozuar për listën e mbyllur të PD-së për Qarkun e Lezhës

Agron Gjekmarkaj
Elda Hoti

Emrat e propozuar për listën e mbyllur të PD-së për Qarkun e Beratit

Enno Bozdo
Zija Ismaili

Emrat e propozuar për listën e mbyllur të PD-së për Qarkun e Gjirokastrës

Tritan Shehu

Emrat e propozuar për listën e mbyllur të PD-së për Qarkun e Dibrës

Xhelal Mziu
Denisa Vata

Emrat e propozuar për listën e mbyllur të PD-së për Qarkun e Kukësit

Flamur Hoxhaj

Në përditësim…

Para nisjes së mbledhjes së kryesisë, Sali Berisha u shpreh se lista e PD për këto zgjedhje do të jetë vendimmarrja më e rëndësishme të këtij 4-vjeçari.

“Ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm, meritë e madhe e anëtarësisë së PD, drejtuesve të saj në degët e PD-së dhe në qendër, deputetëve të saj dhe ajo çka mund t’u them unë se ky proces qëndron në lartësinë e plotë të objektivit kryesor të PD-së, Shqipëria Madhështore. Ky është procesi më transparent që është zhvilluar ndonjëherë në historinë e PD, me pjesëmarrjen më të gjerë të mundshme, me përfaqësimin e të gjitha ndjesive, të gjitha shtresave, nënshtresave, grupeve, komuniteteve të shoqërisë shqiptare. Por këta kandidatë për deputetë kanë avantazhin sepse janë njëkohësisht përfaqësuesit e koalicionit më të fuqishëm që ka njohur Shqipëria në 32 vite. Ky koalicion që bashkon rreth 25 parti, të cilat pa PD-në, përfaqësojnë pothuaj një të tretën e elektoratit shqiptar.

Kjo përbën një avantazh të fuqishëm për aleancën për Shqipërinë Madhështore dhe PD-në, një avantazh i cili ka goditur thellë në dëshpërim palën kundërshtare, që në fakt është në kaos të vërtetë”, tha Berisha.

Ai akuzoi kryeministrin Rama se po i cakton kandidaturat tërësisht në bashkëpunim me klanet e krimit në Shqipëri. “Janë flakur edhe socialistët e fundit që kishin mbetur në atë parti dhe janë zëvendësuar me eksponentë të botës së krimit apo kushërinj, kushërira, etj, etj. Kërcënimi është metoda bazë e përcaktimit në lista të deputetëve. Kështu, në rast se Rama dëshironte që të lante duart me Gjiknurin, Gjiknuri i çoi një zarf jo me para, por me fotot e McGonigalit. Dhe Gjiknuri u rikthye në lista. Dhashë këtë shembull se si po caktohet lista në krahun tjetër. Mund t’u sjell edhe shembuj të tjerë plot se si famëzi Ceno Klosi përjashtoi socialistin asnjëherë të mençur, Petro Koçi. E të tjera me radhë, por nuk jemi për këtë çështje këtu”, tha ai.