POLITIKE

“Kjo është një katastrofë”, reagime në Ukrainë pas pezullimit të ndihmës ushtarake nga SHBA-ja

Ka pasur tronditje dhe shqetësim në Ukrainë pas lëvizjes së Washingtonit për të pezulluar furnizimet me armë.

“Kjo është një katastrofë dhe ne e pamë atë duke ardhur”, thotë deputeti Oleksiy Honcharenko. Megjithatë, ai argumenton se “jo gjithçka është e humbur” dhe Ukraina duhet “të luftojë për paqen, jo për kapitullim”.

Deputeti tjetër, Volodymyr Aryev e quan lëvizjen një “goditje shumë të dhimbshme për mbrojtjen e Ukrainës”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka urdhëruar pezullimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën. Vendimi vjen pas përplasjes që pati të premten me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë.

“Presidenti ka qenë i qartë se ai është i fokusuar në paqe. Ne kemi nevojë që edhe partnerët tanë të jenë të përkushtuar ndaj këtij qëllimi. Ne po ndalojmë dhe rishikojmë ndihmën tonë për t’u siguruar që ajo po kontribuon në një zgjidhje”, ka deklaruar  një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Një zyrtar tjetër tha se pauza do të zbatohet për të gjitha pajisjet ushtarake që nuk janë ende brenda Ukrainës.

Trump kritikoi sërish të hënën Zelenskyn. Ai ka sugjeruar se durimit të tij ndaj Zelenskyt është duke i ardhur fundi, teksa e ka kritikuar rezistencën e presidentit ukrainas ndaj idesë për armëpushim të shpejtë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, pa pasur garanci konkrete të sigurisë, siç ka kërkuar ai nga SHBA-ja.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

2 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

17 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago