Të hënën të gjitha institucionet publike do të jenë në pushim.
Kryeministri Albin Kurti ka marrë vendim që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, ndonëse kjo festë nuk ndodhet në listën e festave zyrtare në Kosovë.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar letrën që kryeministri Kurti i ka dërguar ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ku i kërkon që në koordinim me Komisionin e Festave të njoftojë nëpunësit e administratës publike që dita e hënë do të jetë ditë pushimi.
Dita festive më e madhe e shqiptarëve nuk ndodhet në listën e festave zyrtare në Kosovë dhe kjo është arsyeja pse dita e pushimit vendoset nga kryeministri i shtetit.